Ekskluzive 16 November 2024, 17:37 Nga VNA

Bileta e Kombëtares 250 euro, duhet SPAK që të kuptojë “golat” që hanë qytetarët me çmimet

Ndaje në Whatsapp
Bileta e Kombëtares 250 euro, duhet SPAK që të kuptojë

Bileta më e shtrenjtë për ndeshjen Itali-Belgjikë më 10 tetor kushtonte 70 euro. U luajt në Romë, në stadiumin “Olimpico”. Bileta më e shtrenjtë në ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe Shqipëri-Ukrainë kushton 250 euro. Në tribunat përballë, biletat janë 100 euro dhe më pas me radhë 50 euro, deri tek 5 euro në anësore. Mos kemi mirëqenie më të lartë se Italia? Mos vallë Itali-Belgjikë është ndeshje e dorës së dytë? Mos vallë atje nuk ka influencerë që shkojnë në stadium vetëm për “selfie” pa e ditur me sa veta luhet futbolli dhe çfarë është pozicioni jashtë loje?! Apo mos vallë atje federata nuk do të fitojë para?

Jo, atje ka ligj dhe Autoriteti i Konkurrencës nuk e lejon federatën të rrjepë tifozët duke vendosur çmimet sipas qejfit meqë “kërkesa është gjithnjë e lartë”. Ndërsa në Shqipëri, federata shfrytëzon dashurinë për kombëtaren, e molepsur me histerinë e ushtrisë së “selfistëve” për një foto në stadium në çdo ndeshje dhe i vë çmimet sipas qejfit. Meqë qeverisë kjo nuk i bën përshtypje, meqë Ministria e Sportit nuk reagon kurrë, ndoshta do të duhet të ndërhyjë SPAK. Sot vetëm atë kanë frikë dhe vetëm atij i besojnë. Natyrisht, SPAK nuk mund të përcaktojë çmimin e biletave, por të paktën të hetojë se si shiten ato, pse njerëzit e thjeshtë gjejnë gjithnjë e më pak në treg dhe si avulluan ato për ndeshjet e Europianit, ku një herë u tha se ra sistemi dhe një herë se përfunduan në duar preferenciale.

Me siguri, po të hyjë SPAK në lojë, do të kuptojë se çfarë “golash” bëhen me biletat nga porta në portë…

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme