Ekskluzive 7 November 2024, 17:26 Nga VNA

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Zbardhen mesazhet, Mond Çekiçi – deputetit: Ta mbarova punën, ti i 5-ti, Liri i 7-ti

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Zbardhen mesazhet, Mond Çekiçi

Prej mbrëmjes së 20 tetorit, Jurgis Çyrbja po mbahet në paraburgim nën dyshimet për korrupsion zgjedhor, tregtim të sekretit shtetëror dhe mbështetje të autorit të krimit. Ai u arrestua disa ditë pasi dorëzoi mandatin për shkak se ishte shpallur i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre gjatë kohës kur drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Një hetim i dytë, bazuar në të dhënat e aplikacionit të koduar Sky ECC, zbuloi se figura të botës së krimit kishin ndikuar tek zyrtarë të lartë socialistë për të siguruar që Cyrbja të renditej në listën e sigurt për deputet në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Një prej këtyre personazheve është Edmond Çekiçi, i njohur me nofkën Mond Koçi, i cili u ekzekutua në vitin 2021 në Durrës dhe ishte i njohur si njeriu i besuar i Plarent Dervishajt. Në mesazhet që Çekiçi shkëmbente me ish-deputetin, ai e informonte se “e kishte përfunduar punën dhe kishte marrë garancinë që Cyrbja do të ishte i pesti në listë, ndërsa Liri (Ilir Ndraxhi) i shtati”.

Një person i paidentifikuar gjithashtu i garantonte Cyrbjas se do t’i siguronte mijëra vota, duke shkruar: “Maje mend, ne marrim 4 mijë vota në Bashkinë Shijak, Xhafzotaj e kemi blindu, Gjepalen po…”

Altin Hajri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, gjithashtu ka ndikuar që Cyrbja të ishte në listën e sigurt, ndërsa në këmbim, deputeti e informonte për lëvizjet e policisë dhe i jepte garanci që të mos arrestohej.

Jurgis Çyrbja është politikani i parë që dyshohet për krim zgjedhor, dhe të dhënat kundër tij u siguruan nga komunikimet në aplikacionin Sky ECC, të cilin autoritetet franceze e vunë në dispozicion të SPAK.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme