Ekskluzive 31 October 2024, 10:50 Nga VNA

Thellohet edhe më tej skandali/ Anija Moliva me 102 kontenierët me mbetje nuk ankorohet në Port

Ndaje në Whatsapp
Thellohet edhe më tej skandali/ Anija Moliva me 102 kontenierët me

Anija Moliva me 102 kontenierët që dyshohet se kanë mbetje të rrezikshme të kompanisë Kurum nuk do të ankorohet të paktën për momentin në Port.

Autoriteti Portual permes një pergjigje zyrtare drejtuar prokurorisë e ka informuar se nuk mund te siguroje mbikqyrje 24 orë për anijen, sikurse kërkon institucioni i akuzës.

Në këto kushte urdhri I prokurorisë për sekuestrimin e kontejnerëve mbetet në letër ndërsa nuk mund të behen analizat e mbetjeve.

Ngarkesa ishte nisur drejt Tajlandës por u kthye mbrapsht pasi ka dyshime se janë mbetje të rrezikshme e po ashtu kompania eksportuese nuk kishte miratim të shtetit pritës.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme