Ekskluzive 30 October 2024, 22:10 Nga VNA

Ulsi Manja shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtetuese, firmos ekstradimin e 60-vjeçarit drejt Rusisë

Ndaje në Whatsapp

Pavarësisht se gjykata mori vendim për pezullimin e përkohshëm të ekstradimit të shtetasit Rus Igor Kokunov, ky vendim nuk është respektuar nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Ai ka firmosur dokumentin për ekstradimin e Kokunov dhe shtetasi rus është nisur drejt Rusisë transit nga Turqia.

Avokatët e tij e konsiderojnë këtë si skandal dhe kanë informuar të gjithë organizmat kombëtare dhe ndërkombëtare. Ata shpresojnë se të pengohet ekstradimi edhe pse në këto momente avioni i Kokunov po mbërrin në Turqi.

Sipas avokatëve, rasti tashmë është në dorë të Interpolitit Stambolli, të cilët mund të pengojnë procedurën e ekstradimit. Por nuk dihet se sa e mundur mund të jetë një veprim i tillë që në zonën transit zyra e interpolit të veprojë.

Vlen të theksohet se ky është një rast tjetër se si institucionet e shtetit shpërfillin vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se 60-vjeçari i arrestuar në Shqipëri, e ka refuzuar ekstradimin drejt Rusisë. I njohur me nofkën “Vasia Bandit”, prokuroria ruse ka theksuar se nga viti 1993 deri në 2019, ai ka mbajtur pozita të larta në hierarkinë kriminale.

Gjatë seancave gjyqësore Igor Kokunov ka pranuar se ka probleme me drejtësinë në Moskë, por proceset penale janë stimuluar për shkak të marrëdhënies jo të mirë që ka ai me regjimin diktatorial të Presidentit, Vladimir Putin.

 

 

 

 

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme