Ekskluzive 22 October 2024, 16:42 Nga VNA

Mbetjet toksike drejt rikthimit në Shqipëri, BAN kërkon të analizojë mostrat, dërgon letër ministres Kumbaro

Ndaje në Whatsapp

Basel Action Network (BAN) vijon t'a ndjekë me shqetësim çështjen e transportit të mbetjeve të dyshuara të rrezikshme, që priten të mbërrijnë në Shqipëri këtë të diel. Pas letrës së dërguar dje autoriteteve më të larta shqiptare, drejtori ekzekutiv i BAN ka nisur sot një letër të dytë ministres Mirela Kumbaro, ku ndër të tjera përsërit kërkesën për analizimin e mbetjeve që përmban anija e kompanisë Maersk, e cila mbërrin më 27 tetor në portin e Durrësit.

Letra

“E nderuara Ministre, znj. Mirela Kumbaro Furxhi dhe znj. Elvana Ramaj, Në lidhje me mbërritjen e pritshme më 27 tetor të 102 konteinerëve të dyshuar me mbetje të rrezikshme, ju bashkëngjisim një letër të dytë, duke përsëritur një protokoll për marrjen e mostrave, analizimin dhe trajtimin e duhur të materialit. Gjithashtu, angazhohemi që të jemi të pranishëm në Shqipëri për të marrë një mostër të ndarë të materialit, me qëllim kryerjen e analizës së saktë të mbetjeve në fjalë. Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë në çdo mënyrë të mundshme. Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni. Me respekt, Jim Puckett Drejtori Ekzekutiv Basel Action Network”.

Skandali

BAN ishte organizata që dha alarmin për skandalin e transportit të lëndëve të dyshuara toksike nga porti i Durrësit drejt Tajlandës. Kjo çështje po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, e cila ka pyetur drejtues të kompanisë KURUM, të kompanisë SOKOLJA dhe zyrtarë të tjerë. Skandali i mbetjeve të dyshuara toksike u debatua dhe në një seancë plenare të Kuvendit, por që prej asaj kohe, kjo çështje ka mbetur në harresë, qoftë nga politika apo media.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme