Ekskluzive 22 October 2024, 17:26 Nga VNA

Ligji për minierat u ndryshua për llogari te Samir Manes, SPAK: Meta-Kryemadhi e kthyen vilën, pasi për dhuratën morën dijeni dhe ambasadorë

Ndaje në Whatsapp
Ligji për minierat u ndryshua për llogari te Samir Manes, SPAK:

SPAK akuzon Monika Kryemadhin për influencimin e ndryshimit të një ligji në favor dhe për interes të biznesmenit Samir Mane. Në këmbim, ish-presidenti i Republikës Ilir Meta, tashmë nën arrest, dhe deputetja Kryemadhi kanë përfituar një vilë, të cilën më pas e kanë kthyer. Jo për dëshirën e tyre, por sepse, sipas dosjes, rezulton se në dijeni të pranimit të kësaj dhurate kanë rënë persona të tjerë, përfshirë edhe një ish-ambasador.

SPAK në dosje ndalet te dy momente në marrëdhëniet mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit me kompaninë “MANE T.C.I.” të Samir Manes. Një moment lidhet me shitjen e një vile në Qerret dhe më pas me sigurimin e një vile në Rolling Hills. Në lidhje me vilën në Rolling Hills, të dhënat janë siguruar nga këqyrja e telefonit të Kryemadhit, i cili u sekuestrua në shtëpinë e Fatime Kryemadhit, nënës së deputetes, më 21 nëntor 2023.

“Nga ekspertimi kompjuterik i telefonit janë evidentuar disa biseda të zhvilluara midis Monika Kryemadhit dhe Samir Mane dhe midis Monika Kryemadhit dhe Eva Mane, të cilat krijojnë dyshime se këta persona kanë hyrë në marrëdhënie korrupsioni me njëri-tjetrin. Nga komunikimet e kryera midis Monika Kryemadhit dhe Samir Manes rezulton se Monika në shumë raste ka ushtruar ndikimin e saj si deputete dhe si bashkëshorte e Ilir Metës, për të zgjidhur probleme të ndryshme që Samir Mane ka pasur në lidhje me biznesin e tij,” thuhet në dosje.

Përveç zgjidhjes së problemeve me biznesin, Monika Kryemadhi ka ndikuar edhe për miratimin e një ligji për interesat e Manes.

“Më 8 tetor 2014, ora 11:52, një ditë pasi është miratuar në parim projektligji ‘Për sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë’, Samir Mane i ka dërguar Monikës një mesazh me përmbajtjen: ‘Ne atë ditë folëm dhe ramë ok me Rimin, tani po më thonë se prapë ka probleme. Nëse është problem, tërhiqem. Po thonë që ka ndërhyrë LSI për servitutat.’ Monika i shkruan: ‘Po e rregulluam’,” thuhet në dosje.

Më pas, nga shqyrtimi i bisedave midis Monika Kryemadhit dhe Përparim Spahiut (Rimi), i cili në atë kohë ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë me grupin parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, rezulton se më 30 shtator 2014, Përparim Spahiu i shkruan Monika Kryemadhit: “Janë shumë kompani që do e quanin ndihmë të madhe ligjin e minierave, janë shumica vendali.” Monika i përgjigjet: “Unë jam në Lezhë sot, më thuaj ç’duhet.”

Nga këto të dhëna ngrihen dyshime se ndryshimet në ligj u miratuan sipas kërkesës së Samir Manes. Biznesmeni, në deklarimet e tij, pretendon se nuk ka marrëdhënie biznesi me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin dhe nuk ka kërkuar asnjë ndihmë prej tyre.

SPAK ndërkohë thekson se, pavarësisht çfarë deklaron Mane, Monika Kryemadhi ka pasur një komunikim të vazhdueshëm me të dhe me bashkëshorten e tij, Eva. Marrëdhënia e tyre përfshin udhëtime në koncertin e këngëtares Beyoncé dhe argëtimin në Disney në Paris, dreka në Angli, takime për kafe në lokale të ndryshme në Tiranë dhe në shtëpinë e çiftit Mane në Rolling Hills, si dhe përfitimin nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta të një vile në Rolling Hills.

SPAK thotë se Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, në këmbim të ndikimit të paligjshëm pranë drejtuesve të institucioneve publike, kanë përfituar një vilë në rezidencën Rolling Hills, vilë e cila nuk është deklaruar si pasuri nga Monika Kryemadhi. Ndërkohë, fakti që ata kanë hequr dorë nga përfitimi, pasi marrëveshja e tyre u bë e njohur, nuk përjashton përgjegjësinë penale për veprën e korrupsionit.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme