Ekskluzive 31 October 2024, 20:03 Nga VNA

Reagimi i parë për rikthimin e Kushtetutës në normalitet: Këshilli i Emërimeve në Drejtësi diskuton nesër ndërhyrjen e Spiropalit në mandatin e GJK

Ndaje në Whatsapp
Reagimi i parë për rikthimin e Kushtetutës në normalitet:

Më 1 nëntor, Klëshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) do të mbajë një mbledhje ku, përveç shqyrtimit të kandidaturave për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, do të diskutohet edhe për kohëzgjatjen e mandatit të këtij anëtari.

Ndërkohë që detyra kryesore e KED-së është shqyrtimi i kandidaturave, duket se ndërhyrjet e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, në kushtetutë kanë ngjallur shqetësim. Sipas burimeve të VNA, vetë KED-së, dy javë më parë në një mbledhje rutinë ka kërkuar shkresën zyrtare të Kuvendit ku zonja Spiropali ka ndërhyrë për të zgjatur mandatin e vakancës së Elsa Toskës nga viti 2025 deri në vitin 2028.

Mbledhja e nesërme pritet të sjellë reagimin e parë zyrtar të një institucioni të drejtësisë për këtë shkelje kushtetuese nga ana e kryetares së Kuvendit. Ndërsa pjesa më e madhe e politikës dhe medias ka heshtur në lidhje me këtë ndërhyrje, Gjykata Kushtetuese pritet të përballet me sfida të rëndësishme, si çështja e përgjimeve të Sky enchro dhe masa e sigurisë së SPAK për Sali Berishën.

20191031162507Komisioni i Ligjeve datë 29.10.2019

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme