Ekskluzive 18 November 2024, 23:46 Nga VNA

Demokratëve nuk u ndahen dramat/ Rezolutë në mbrotje të Berishës. Por IDC-CDI njeh Bashën për kryetar të PD

Ndaje në Whatsapp

Sali Berisha e ka quajtur historike rezolutën e sotme të miratuar nga organizata më e madhe e partive politike të qendrës së djathtë në botë, IDC-CDI, e cila bën bashkë 109 parti politike të qendrës e qendrës së djathtë nga e gjithë bota, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të zhvilluar në Siem Reap të Kamboxhias.

Në këtë rezolutë, sipas Albana Vokshit dhe Belind Këlliçit, që kanë qenë pjesëmarrës, është miratuar një rezolutë ku dënohet masa e arrestit me burg për Sali Berishën, burgosja e Ilir Metës, gjyqi politik ndaj Mediut, madje dhe çështja Beleri. E gjitha mund të jetë e vërtetë, ndonëse në faqen zyrtare të kësaj organizate nuk ka të publikuar asnjë deklaratë apo rezolutë. Publikimi i fundit është në datën 17 tetor. Por më interesantja është që IDC-CDI njeh ende si kryetar të PD-së Lulzim Bashën. Të paktën kështu shkruhet në faqen zyrtare të kësaj organizate, që mesa duket Albana dhe Belindi nuk e kanë njoftuar për ndryshimet e marra nga gjykatat e Edi Ramës, të njëjtat që kanë dënuar dhe liderin e opozitës.

Gjithsesi, entuziazmi mund të jetë legjitim, për sa kohë të shkosh deri në Kamboxhia dhe të mos ndryshosh dot emrin e Bashës si kryetar partie nuk është drama më e madhe e PD-së sot.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme