Ekskluzive 18 November 2024, 22:55 Nga VNA

Transporti i kokainës/ Detaje nga aksioni i SPAK: Kompania porositi dy ngarkesa nga Republika Domenikane me vlerë 44 mijë dollarë

Ndaje në Whatsapp
Transporti i kokainës/ Detaje nga aksioni i SPAK: Kompania porositi dy

Detaje të reja janë zbuluar nga trafikimi i një sasie të madhe kokaine e fshehur në lëkurë lopësh të kripura që vinte nga Amerika Latine drejt Shqipërisë ku do të përpunohej në laboratorin e Qerekës në Fushë Krujë dhe me pas do të trafikohej për në vendet e BE-së.

Rezulton se shoqëria “Alb lëkura” e themeluar në 2020 ka porositur dy ngarkesa në Republikën Domenikane. Njëra ngarkesë është porositur në muajin dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në korrik.

Në gusht është marrë nga porti dhe është magazinuar tek ish-godina Metabo Mullet. Ngarkesa e dytë është porositur në muajin shtator dhe ka mbërritur në portin e Durrësit, në muajin nëntor. Në total për të dyja ngarkesat me lëkurë lopësh, nga 24 tonë secila janë blerë 44 mijë dollarë. Në Shqipëri përpunimi do të bëhej në Laboratorin e Qerekës.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme