Ekskluzive 17 November 2024, 12:11 Nga VNA

Shteti i pafuqishëm edhe të të varrosë, trupi i Arben Lleshit ende në morg

Ndaje në Whatsapp
Shteti i pafuqishëm edhe të të varrosë, trupi i Arben

Arben Lleshi u ekzekutua brenda qelisë së burgut të lartë Peqin ku vuante dënimin për vrasje, por trupi i tij i pajetë prej 11 muajsh po mbahet në morgun e Tiranës. Të gjithë refuzojnë ta varrosin. Jo vetëm familja, por edhe shteti.

Familja e Arben Lleshit edhe pse nuk  e pranon zyrtarisht, ka frikë nga ndonjë hakmarrje e mundshme, ndaj refuzon ta tërheqë trupin e të afërmit e të kryejë ceremoninë mortore. Arben Lleshi ishte dënuar për vrasjen e Agim Hoxhës dhe më pas djegien e trupit të tij në Britaninë e Madhe. Pas dënimit ai u ekstradua në Shqipëri. Pas këtij krimi, iu vranë dy xhaxhallarët dhe iu rrëmbyen e zhdukën dy kushërinjtë e parë. Arbeni u ekzekutua në burg nga Sokol Mjacaj, një i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve cekë.

Asnjë prej këtyre ngjarje nuk është zbardhur, pasi dhe në rastin e vrasjen në burg, dihet vetëm ekzekutori por jo urdhëruesi. Autoritetet kanë dështuar të parandalojnë sagën e hakmarrjes, ndërsa Lleshi u vra në një burg të sigurisë së lartë teksa ishte në mbrojtje të shtetit. Autoritetet jo vetëm që nuk mundën ta mbronin dot jetën e tij, por as nuk e varronin dot. Një burim pranë Morgut të Tiranës tha se kanë kërkuar nga Bashkia të marrë masa për varrimin, por kanë marrë përgjigje negative, me arsyetimin se situata në rastin konkret është shqetësues. Në këto kushte – tha burimi – nuk na mbetet vecse të presim derisa shteti të gjejë një zgjidhje.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme