Ekskluzive 23 November 2024, 15:52 Nga VNA

Vrasja e Klaudio Prendit, Policia shtrin hetimet edhe në Greqi

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Klaudio Prendit, Policia shtrin hetimet edhe në Greqi

Policia e Tiranës ka kthyer vëmendjen nga Greqia lidhur me atentatin mafioz ndaj Klaudio Prendit, djalit të ish-gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Fran Prendi. Targat e përdorura në automjetin e ekzekutorëve rezultojnë të vjedhura në shtetin helen, dhe hetuesit po kërkojnë ndihmë nga homologët në Greqi për të identifikuar autorët, çka mund të ndihmonte në orientimin e hetimeve drejt ndonjë të dyshuari të mundshëm. Klaudio Prendi u ekzekutua në automjetin e tij luksoz në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa autorët, pas kryerjes së krimit, dogjën mjetin pranë Liqenit të Farkës. Prokuroria po ndjek disa pista hetimore, si lojërat e fatit, borxhet, apo dhe funksioni i mëparshëm i babait të tij. Deri tani, Fran Prendi nuk ka dhënë dëshmi zyrtare, por në kontaktet e tij me policinë ka kërkuar zbardhjen e ngjarjes. Gjatë një bisede me drejtuesit e hetimit, Fran Prendi ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti që mund të kishte pasur i biri, i cili mund të kishte ngritur dyshime për rrezikun e tij.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme