Ekskluzive 22 November 2024, 16:13 Nga VNA

Skandali i TIMS, Prokuroria fletëthirrje për dëshmi ish-kryepolicit dhe ish-ministrit Çuçi

Ndaje në Whatsapp
Skandali i TIMS, Prokuroria fletëthirrje për dëshmi

Prokuroria e Tiranës ka hyrë në fazën finale të hetimeve për skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS. Në kuadër të këtij hetimi, ndër veprimet e fundit që do të kryhen është marrja në pyetje e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, dhe ish-ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Burime të sigurta bëjnë me dije se ata do të pyeten lidhur me rekrutimin dhe më pas emërimin e Ervin Muçës në krye të Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit, pavarësisht se ai nuk vinte nga radhët e policisë.

Pyetja e Rrumbullakut dhe Çuçit është planifikuar të realizohet në dhjetor, pas së cilës pritet finalizimi i hetimeve. Skandali i TIMS u regjistrua në gusht të vitit 2023, kur persona të paautorizuar ndërhynë dhe tentuan të kopjonin të dhënat e sistemit. Në vijim të këtij skandali, opozita ngriti një komision hetimor parlamentar të drejtuar nga ish-deputeti Ervin Salianji, i cili më vonë u burgos për çështjen "Babale". Salianji ka deklaruar se të dhënat e TIMS kanë përfunduar në duart e krimit të organizuar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme