Ekskluzive 28 November 2024, 12:37 Nga VNA

Shqipëria në mes të vjetrës që nuk jep shpirt, dhe së resë pa fuqi me lindë/ Letra e fundit Sami Repishtit

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria në mes të vjetrës që nuk jep shpirt, dhe
Dje u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare Sami Repishti, një figurë e madhe dhe ndoshta e pavlerësuar sa duhet nga Shqipëria për vlerat që përcolli si një nga akademikët më të shquar shqiptarë jashtë vendit, por edhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në betejën kundër komunizmit. Zoti Repishti, para se të ndahej nga jeta, i ka lënë porosi familjarëve të tij dhe materialet që dëshironte të botoheshin pas vdekjes së tij. VNA po i publikon të plota, sipas dëshirës dhe porosisë së Sami Repishtit, vlerat e jetës dhe punës së të cilit do të lënë një gjurmë të pashlyer në historinë e Shqipërisë. Ja letra që ka lënë porosi të botohet pas vdekjes së tij.  Prof. Sami Repishti lindi në Shkodër, Shqipëri, në vitin 1925; në Shkodër kreu studimet fillore e të mesme. Studimet universitare për histori moderne i filloi në Universitetin e Firenzes, Itali. Student 14 vjeçar u aktivizue në demonstratat e 7 prillit 1939 dhe ma vonë në lëvizjen e rezistencës kundër pushtuesve fashistë italianë dhe nazistë gjermanë. I zhgënjyem nga propaganda dhe ushtrimi i terrorit masiv komunist, ai mbeti demokrat parimor dhe intelektual jokonformist. Gjatë L2B humbi babën, viktimë e terrorit fashist, dhe kushërinin, viktimë e terrorit nazist. Që nga viti 1945, me ardhjen e pushtetit diktatorial stalinist, ai u gjend në nji situatë që impononte, politikisht e moralisht, marrjen e nji qendrimi patriotik në lëvizjen klandestine antikomuniste. Me arrestimin e tij me 22.X.1946, studenti Repishti u torturue egërsisht për 14 muej; me 27.XI 1947 u dënue me 15 vjet burgim të randë, Më 1949, nana, motra dhe vëllai, të mitun, u internuen në Berat, dhe Veliqot, Tepelenë, viktima të komunizmit. I liruem nga burgu, 1.VII.1956, punëtor krahu i përbuzun dhe i përndjekun, vendosi të arratisej në Jugosllavi, më 22.VIII.1959, tue lanë familjen në gjendje shumë të vështirë. Si emigrant politik u mbajt 11 muej në izolim “incommunicado”, u dërgue në kampin Gerovo, Kroaci, u përjashtue në Itali më 1.IX.1961. Emigroi në Amerikë, 9.IV.1962. Në Botën e Lirë, refugjati Sami Repishti iu nënshtrue nji arsimimi rigoroz, dhe fitoi diplomën B.A.(1964), dhe M.A.(1969) pranë Queens College., dhe Ph.D. (Universiteti “la Sorbonne”, Paris (bursist i Qeverisë franceze) dhe Graduate Center of the City Universtiy of New York, (French, shkurt 1973). Për 26 vjet me radhë ka dhanë mësim në gjimnazet amerikane, kryetar i departmentit për gjuhët e hueja (1974-1990) dhe pedagog i jashtëm pranë Adelphi University, N.Y. (1972-1978). Dr. Sami Repishti ashtë autor, kryesisht i dy vëllimeve: “Pika Loti-Tregime burgu” (1997), dhe “Nën hijen e Rozafës-Narrativë e jetueme” (2004) bashkautor dhe publicist me shkrime për problemin e “Shqipërisë Lindore”, Kosova e lirë u ba leitmotivi i jetës tij. I aktivizuem në lamin politik, ai bashkëthemeloi e drejtoi disa organizata shqiptaro-amerikane: nga këta Rinia Shqiptare-Kosovare në Botën e Lirë dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar-Amerikan (N.A.A.C) për shumë vite kanë qenë dy grupimet politike ma efektivë në emigracion. Në vitin 1965, ai ka dëshmue para Kongresit Amerikan për probleme kombëtare shqiptare, me lidhje të vazhdueshme me Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë. Prof. Repishti ashtë dekorue disa herë nga qeveritë shqiptare, amerikane, dhe kosovare. Akti rebel që pothuejse e vrau, e çliroi njikohësisht. Si i ri, ai u ndërgjegjsue për rolin e tij, nga dashunia për atdhe dhe etja për liri, nji i ri me sensibilitet të theksuem, besnik i vetëvetes, i jetës me dinjitet. Gjatë udhës, ai njohu ma mirë “Njeriun”, krijesën fisnike. Udhëtimi e solli në botën e nëntokës komuniste ku takoi viktimën dhe e deshti me pasion, nji dashuni për Krijesën që mundi edhe kercënimin e vdekjes,…. Sot, ai largohet nga kjo botë i shqetësuem që akoma nuk ka nji punë të organizueme me shkye perden e konspiracionit komunist. Akoma sot, Shqipëria nuk e ka pranue fajin publikisht: ajo jeton me nji ndërgjegje të randueme. Kjo gjendje fluide frikëson mendjet e ndrituna që kanë përqafue demokracinë. Në qoftë se akoma refuzojmë me përballue demonët e së kaluemes, breznitë e ardhme do të pësojnë rrjedhimet e paevitueshme. Dr. Repishti ka folë, ka shkrue, ka denoncue pa kompromis këtë tragjedi që shtrembnon çdo gja dhe çdo mendim dhe shtron pyetjen a do të jemi në gjendje me rikrijue nji bashkësi vëllazënish e motrash të lirë, të ndërgjegjshëm për rolin e tyne në shoqëni e kryesisht të çliruem nga frika e persekutimit të organizuem shtetnor të “shtetit tonë”? Pasiviteti sot mundëson ushtrimin e dhunës kundër të pafajshmit e lejon kryqëzimin e pafajnisë! Zemrat e djeguna si ajo e Sami Repishtit nuk gjejnë ngushëllim derisa të gjindet nji përgjigje. Sot, ai largohet nga kjo botë me shqetësimin se Shqipëria lëkundet në mes të së vjetrës që nuk jep shpirt, dhe së resë pa fuqi me lindë. Ai do të lutet për nji rilindje premtuese - me ndihmën e Zotit! Sot, ai largohet me dashuni për të gjithë, veçanërisht për herojt, dëshmorët e viktimët e regjimeve totalitare në Shqipëri dhe pa urrrejtje për të gabuemët dhe të mashtruemët. Ai largohet tue çfaq mirënjohjen e tij të pakufishme për prindët e vet, Hava dhe Hafiz Ibrahim Repishti, dy viktima të diktaturave, për motrat Fejzije, Merjeme e Hadije, për vëllazënit Fahri e Vehbi e familjarët tjerë në Shqipëri që vuejtën aq shumë. Sot, ai shpreh mirënjohjen ma të thellë për bashkëshorten e tij Diana Çipi, dashuninë e mirëkuptimin e saj të plotë; për djalin Daren e fëmijët Bryan, Julia e Nicole; për vajzën Ava Repishti-Safir, e fëmijët Åudrey T. e Ålexander H. Safir, që mundësuen rihymjen e tij në jetë “normale”, të gjithë burim gëzimi e kryenaltësie për mbi 60 vjet banimi në Shtetet e Bashkueme! Dhashtë Zoti paqë në botë dhe mirëkuptim në mes të njerëzimit!  

VLERESIME/EVALUATIONS

- 4.IX.1986 –“…For as long as people like Dr. Repishti who has spent eleven years in Communist jails escape and seek refuge in the United States, the country of his freedom, our Nation and Democracy will flourish…”

George W. Bush, N/President of the United States of America

-16.V.1995 –“I përkushtuar që në moshë të re çeshtjes sëdrejtësisë shoqërore, armik i betuar i diktaturës komuniste, intelektual dhe studjues erudit që të gjithë veprimtarinë e tijtë pandërprerë e vuri në sherbim të çeshtjes kombëtare, tëzhvillimit të kulturës shqiptare, mbrojti interesatkombëtare, sidomos punoi me përkushtim për të njohur tëdrejtat legjitime të popullit tonë në Kosovë, duke arritur qëçeshtjen kosovare ta ndërkombëtarizojë në qarqet më tëlarta shtetrore të Evropës, të Amerikës dhe në OrganizatatNdërkombëtare”.

Dr.Sali Berisha,President, Repubika e Shqipërisë.

-15.VI.1996- “I dashur Sami, Jam i bindur se e kemi tëpërbashkët gëzimin për hapjen e Zyrës Informative Amerikane në Prishtinë, për të cilën Ju jeni angazhuar dhe keni punuar me terë qenien bashkë me miq amerikanë dhe veprimtarë të çeshtjes së Kosovës dhe të kauzës shqiptare në SH.B.A. Hapja e kësaj Zyre në Prishtinë padyshim ashtëkurorëzimi dhe sukses i juaji, prandej me lejoni t’ju shpreh përgëzimet më të përzemërta. Besoj se ju me dijen, përvojen dhe kurajon e pashembullt do të punoni edhe në tëardhmen për sensibilizimin e opinionit shtetror e publik amerikan për pavarësinë e Kosovës dhe çeshtjen shqiptare në përgjithësi. Në emër të popullit të Republikës sëKosovës dhe emrin tim personal, Ju falënderojmë edhe një herë për punën e madhe që bëni në Amerikë dhe ju urojmëshëndet”

Dr.Ibrahim Rugova, Kryetar,Republika. e Kosovës.

-6.VIII.1997- “Dear Sami: Thank you for your Letter of June 12 (1997) regarding the situation of ethnic Albanians in the Balkans… My Administration is equally concerned about human rights abuses, particularly with regard to Kosovo. Again, thank you for your active interest in this important issue”.

Sincerely, Bill Clinton” President of the United States of America

- 5.IX.2001-(The liberation of Kosova)…could not have prevailed had not you and the others spent years patiently educating the American public, and more important our political leaders, of the serious problem posed by Serb repression of the Albanians there. You maybe justly proud of what you have accomplished. No, you did not do it single-handedly, but I doubt that without your long efforts American political leaders could have acted as they did. With warm personal regards,

Sincerely,  

Bill Ryerson” first US Ambassador to Albania (1991-1994)

- 25.XII.2003-“…Për mendimin tim, prof. dr. Sami Repishti qendron në krye të intelektualëve të diasporësshqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindasve sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre tëlarta”.

Peter R.Prifti, autor dhe historian.

- Korrik 2015- “Ju jeni njeriu që idealeve për shqiptarizëm u mbete besnik, dhe kështu i bëre borxh kombit tonë. Nji jetë e terë në shërbim të kombit; kjo është madhështia tek ju, misioni fisnik dhe jo i dalun mode…Ju jeni intelektuali me forma të mirëfillëta, luftar i thekur për demokraci nëkuptimin e plotë të fjalës, kundër komunizmit pa kursim, e qendrim herkulian…”

Dr.Bujar Bukoshi, KM i Kosovës

- 17.VII.2015- “… Bejmë urimet tona duke kujtuarkontributin në luftën kundër totalitarizmit enverist, përpjekjet fisnike për Kosovën, punën e rrallë e tëlavdrueshme në të mirën e kulturës shqiptare, ku veçojmëlibrat tuaj me karakter autobiografik”.

Ismail Kadare e Elena Kadare, dy monumentë të kulturësshqiptare.

- 15.IX.2016- “Me mirënjohje për vuajtjet dhe sakrificat e parrëfyeshme, përpjekjet mbinjerëzore dhe qendresën stoike ndaj  diktaturës komuniste. Në nderim tëveprimtarisë së palodhun atdhetare për çeshtjen  kombëtare,si dhe në respekt të rolit dhe kontributit të çmuar dhënë për dekada me radhë si veprimtar i shquar i të drejtave tënjeriut, farkëtues i lidhjeve të gjithanëshme shqiptaro-amerikane, duke u shndërruar në një simbol të rrallë e të vyer të shqiptarizmit”.

Bujar Nishani, President i Republikës së Shqipërisë.

- 17 .VI.2012 – “Dear Sami: One of the most important things I have done as President is read Americans like you…I would like to thank you for writing. I promise I will be there along with you continue to build a better, more prosperous, more diverse and inclusive America with a future full of hope. Thanks for writing; all the best…”

Barak Obama, President of the United States of America.

- 14..XII.2020….”Ish I burgosuri Sami Repishti ështëndoshta personaliteti më i shquar dhe më i urti që shqiptarëtkanë sot në SHBA. Sami Repishti është i dënuar politik, iarratisur nga Shqipëria në kohën kur komunistët e gëzoninpushtetin” Gazeta PANORAMA, Tiranë.

-  6.I.2021- Kjo dashuri famiijare dhe njerëzore që buroipashterrësisht prej jush…jane çelsi i artë i jetës suej plot talandi, stuhi, e sukseseshme dëshmuar në veprat e jueja qëmbeten vlerë kombëtare e mësimdhenëse për brezat e rij.”

Fotaq Åndrea, autor, ish Ambasador i R.Sh. pranëUNESCO.

Sami Repishti, veprimtaria akademike në shqip dhe anglisht, mirënjohjet dhe dekorimet     Veprimtaria akademike- Academic activities: *   Autor- Author : l. La dialectique de l’ordre et du moi profound de l’homme (frengjisht, 1969)   (përkthyer shqip nga Fotaq Andrea, Tiranë 2014) 2.The theme of the Revolution in the works of Andre Malraux. (Doctoral thesis, 1973) 3. Ten Memoranda: the tragic plight of the Albanians inYugoslavia (1985) 4. Albania in brief  ( A.A.N.O. N.Y. 1992) 5. Pika loti- Tregime burgu  (Shkodër,1997, 2008) 6. Breaking the Silence- A voice for Kosova (N.Y.C., 2000) 7.Nën hijen e Rozafës- Narrativë e jetueme (Tiranë, 2004)   (përkthye anglisht nga Prof. Carrie Hooper (N.Y.2020) 8 .Lotë, Lavdi, Lumnim. (Shkodër, 2016) 9. Nga andrrat rinore, në pellgun e mashtrimit ((Tiranë, 2016) 10. Në kërkim të ditëve frymëzuese (Tiranë, 2020)     *   Bashkë-autor-Co-Author: 1. Lidhja e Prizrenit – 100 vjetori –(Roma,1978) 2. Studies on Kosova (me Arshi Pipa) ( Col.Un..Press. N.Y. 1984) 3. Human Rights in Yugoslavia ( Col.Un..Press. 1986) 4. Yugoslavia- Failure of Democratic Socialism (Freedom House, N.Y. 1987) 5. Selbststimmung fuer Mittel –und OstEuropa (Geneva CH,1989) 6. Gaerung in Mittel und- OstEuropa (Geneva Ch. 1989) 7. Neue Epoche (Geneva, Ch. 1990) 8. Albanian Language Competencies –Peace Corps (meIsmail Haznedari) (N.Y. 1992) 9. Kosova 2000- Përshtypje (me Harry Bajraktari) (Prishtinë  2000) 10. Mbi  Çamërinë , Seminar. (me Zamir Shtylla, Agron. Alibali)(Fordham U.-Shkodër, 2002) 11. “Jews in Albania” in Holocaust: Essays and Documents, Ed. R.Braham (C.U.P. 2011) 12. Shqipëria e Jugut-Çamëria ( UET, Tiranë, 2014)    plus 700 artikuj, ese, memorandume, peticione, korrespondencë, etj.     *    Mirënjohje dhe Dekorime: Certificates of Merit and Decorations 1. Departmental Honors, Queens College (C.U.N.Y.1964) 2. W.Wilson Fellowship finalist( W.Wilson Foundation, Columbia U. 1964) 3 .Bourse d’etudes du Gouvernement Français -1970-71- La Sorbonne, Paris,France 4. Pllakë mirënjohje, aktivist për të drejtat e njeriut, (AANO,1988) 5. Distinktiv KOASH në Amerikë (Boston)- veprimtar përtë drejtat e njeriut (1988) 6. Kandidat çmimi Avner, N.Y.S.”arsimtar i dalluar për tëdrejtat e njeriut(1988)” 7.”Fighter for Democracy” Pllakë përkujtimore Bill dheHillary Clinton” ((1992) 8. Medalje e Artë: Pishtar i Demokracisë --Presidenti S.Berisha (Tiranë,1992) 9. “Urdhri ‘Naim Frashëri’ Kl. 1rë- Presidenti S.Berisha (1995) 10. “Certifikatë mirënjohjeje” Hapja e Zyrës Informative Amerikane në Prishtinë(1996) 11. Mirënjohje e Kongresit Amerikan-( Peter King, M.P.)me rastin e 75 vjetorit të lindjes. 12. Medalje e Artë ”Lidhja Shqiptare e Prizrenit-125 vjetori”--President I.Rugova (2003) 13. Pllakë Mirënjohje për themelimin e N.A.A.C. dhe presidencën e NAAC.(2005)       14. NAAC nomination for “The 2006  White House Presidential Service Award” (2006) 15. Certifikatë Anëtar Nderi – Instituti Mbarëkombëtar “Albshkenca” (2007) 16. Fletë mirënjohje- Kontribut i veçantë për Bashkësinë Sh-A” Manhattan Bor. President (2008) 17.”Rruga Sami Repishti, Shkodër” Mirënjohje nga Bashkia e Qytetit (2010) 18. “Nderi i Diasporës” Kontribut për çeshtjen kombëtare. Forumi SH-A për Demokraci (2012) 19. “Dekoratë Mirënjohje” Shoqëria Çamëria” (2014) 20. Qytetar Nderi i Shkodrës” Bashkia  e Shkodrës (2016) 21. “Award- Life Achievement.” Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA (2018) 22. ‘Anëtar Nderi” Shoqata e Shkrimtarëve Shq-Am (2018)Instituti Alb-Shkenca(2010)    

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme