Ekskluzive 4 December 2024, 15:18 Nga VNA

Një komb në arrati, studimi: Një në tre të rinj dëshiron të largohet nga Shqipëria, një në pesë nuk do të kthehet më

Ndaje në Whatsapp
Një komb në arrati, studimi: Një në tre të rinj
  • ‌Për t’u punësuar si i ri  në Shqipëri, të rinjtë shpesh besojnë se duhet: •  të kenë lidhjet e duhura politike;  • të pranojnë një punë që është nën nivelin e tyre arsimor; • të punojnë në një fushë që nuk ka lidhje më diplomën e tyre.

Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung ka publikuar një studim mbi rininë shqiptare 2024. Ky raport  mbi rininë shqiptare sjell një analizë të thelluar mbi sfidat, aspiratat dhe perceptimet e të rinjve. Duke u bazuar në intervista me të rinj, studimi eksploron tema si punësimi, korrupsioni, emigracioni, pavarësia dhe cilësia e arsimit. Shumica janë të pakënaqur me cilësinë e arsimit dhe kërkojnë reforma thelbësore. Një pjesë e madhe e të rinjve dëshirojnë të largohen nga vendi në kërkim të mundësive më të mira. Emigrimi Ndërkohë, të rinjtë shqiptarë vazhdojnë të jenë të pushtuar nga të ashtuquajturat «ethe migrimi», duke e konsideruar emigrimin si të vetmen mundësi që jep rezultate të shpejta për arsimim cilësor dhe përfshirje në tregun global të punës. Ndërkaq, diaspora për zhvillim shihet si një mundësi për të rinjtë, ku, nëpërmjet skemave të përshtatshme të financimit. Studimi evidenton se "Më shumë se një e treta e  të anketuarve kanë një dëshirë  të fortë për t’u larguar nga vendi. Më shumë se një e pesta e atyre që  dëshirojnë të largohen, mendojnë të mos kthehen më. Faktori kryesor që nxit migrimin është përpjekja për të arritur standarde më të mira jetese dhe paga më të larta". Arsimi Arsimi konsiderohet si një nga çështjet më të  rëndësishme për rininë shqiptare. Në kushtet e një ekonomie tregu globale ku mbizotërojnë aftësitë e shumëfishta dhe tregu fleksibël i punës  po bëhet realitet, arsimi po kthehet në një mjet shumë të vlefshëm. Të rinjtë janë ambivalentë në lidhje me cilësinë e arsimimit të tyre dhe të shqetësuar për nivelin e korrupsionit në vend. Shumica e tyre mendojnë se cilësia e arsimit që ofrohet në Shqipëri është mesatare ose e ulët. Dy nga tre të rinj shqiptarë besojnë fort se me para dhe ryshfet mund të merret nota e dëshiruar ose të kalohet provimi. Punësimi Për t’u punësuar si i ri  në Shqipëri, të rinjtë shpesh besojnë se duhet: •  të kenë lidhjet e duhura politike;  • të pranojnë një punë që është nën nivelin e tyre arsimor; • të punojnë në një fushë që nuk ka lidhje më diplomën e tyre. Politika Një indiferencë apo apati e tillë politike lidhet me faktin se të rinjtë tani kanë shumë mundësi për t'a kërkuar në vende të tjera të ardhmen e tyre sociale dhe ekonomike. Në këtë mënyrë, angazhimi dhe aktivizmi politik për të ndryshuar realitetet në vendet ku jetojnë nuk shihen më si mundësi apo aktivitet parësor. Indiferenca apo apatia politike e të rinjve shqiptarë lidhet edhe me zhgënjimin dhe mungesën e besimit te politika dhe partitë politike si një instrument që mund të ndryshojë realitetin brenda vendit dhe të përmbushë pritshmëritë e tyre. Familja Marrëdhënia pozitive prind-fëmijë është një shënues i qëndrueshëm i marrëdhënieve familjare në Shqipëri. Familja mbetet një mbështetje e rëndësishme për të rinjtë shqiptarë jo vetëm  për arsye ekonomike, por edhe për marrëdhënie të shëndetshme e pozitive; prandaj ajo luan një rol të rëndësishëm në vendimet e tyre. Korrupsioni 64 % e të rinjve të intervistuar janë përgjigjur se në dekadat e ardhshme korrupsioni do të  jetë një problem i madh. Të rinjtë janë kundër  ryshfetit, mashtrimit me taksat dhe shfrytëzimit të lidhjeve personale për të arritur qëllimet e tyre. Më shumë se gjysma e të anketuarve ngurrojnë të pranojnë ose të paguajnë ryshfet.  Për më tepër, një numër i konsiderueshëm i të rinjve të anketuar mendojnë se mashtrimi me taksat ose shfrytëzimi i lidhjeve personale për të arritur qëllimet e tyre, nuk janë sjellje korrekte.

Disa nga gjetjet kryesore për Shqipërinë:

  • ‌53,6% e të rinjve të intervistuar  deklarojnë se nuk janë të interesuar për politikën.
  • ‌ 24,8% pohojnë se interesat e tyre nuk përfaqësohen nga politika, ndërsa 33,7 % thonë se kjo ndodh në mënyrë shumë të dobët.
  • ‌ 50% e të rinjve shprehen se kanë votuar në zgjedhjet e fundit.
  • ‌ 65,2% janë dakord me një qasje të qeverisë për më shumë barazi të të ardhurave.
  • ‌ 88,4 % deklarojnë se qeveria duhet të mbajë më shumë përgjegjësi për t’u kujdesur për të gjithë qytetarët.
  • ‌ 33,2 % nuk i  besojnë parlamentit.
  • ‌ 41 % i besojnë  Policisë së Shtetit.
  • ‌ 64,6 % vërejnë se vlerat e  sigurisë ekonomike dhe të demokracisë janë  të ndërlidhura ngushtë.
  • ‌  64 % e të rinjve të pyetur gjatë realizimit
  • të studimit kanë deklaruar se në  dekadat e ardhshme, shqetësimi kryesor do të jetë korrupsioni, i ndjekur nga papunësia (57 %), largimi i njerëzve të kualifikuar nga vendi
  • ‌(57,3 %) dhe çështjet e imigracionit (56,3 %)

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme