Ekskluzive 5 December 2024, 21:50 Nga VNA

Bandat dhe krimi i organizuar - aleatë me politikën në rrjetën e SPAK

Ndaje në Whatsapp

Hetimet e SPAK kanë dhënë rezultate konkrete në goditjen e krimit të organizuar në Shqipëri, duke zbuluar lidhjet e tij me politikën dhe institucionet shtetërore. Në disa operacione të rëndësishme, janë goditur grupe kriminale të shtrira në qytete si Tirana, Durrësi, Vlora, Gjirokastra, Elbasani dhe Shkodra. Raporti i SPAK evidenton aktivitetet kryesore të grupeve kriminale, nga trafiku i narkotikëve deri te pastrimi i parave, shpeshherë me mbështetje nga funksionarë të niveleve të ndryshme.

VNA, me anë të disa grafikëve, po përcjell në mënyrë të përmbledhur rezultatet e hetimeve të SPAK për grupet më të rrezikshme kriminale në Shqipëri. Ky prezantim vizual ndihmon në identifikimin e veprimtarisë së këtyre grupeve, zonat e shtrirjes dhe lidhjet e tyre me politikën, duke ofruar një pasqyrë të qartë për publikun dhe ekspertët.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme