Ekskluzive 11 January 2025, 18:45 Nga VNA

Revolta e grave në repartin e riedukimit 318 të Qytetit Stalin

Ndaje në Whatsapp
Revolta e grave në repartin e riedukimit 318 të Qytetit Stalin

 

Në 9 korrik të vitit 1973, në repartin 318 të qytetit Stalin (sot Kuçovë), i njohur si “Burgu i Grave”, shpërtheu një revoltë që ka mbetur e panjohur për publikun. Afro dy muaj pas revoltës së Spaçit, gratë e burgosura në Qytetin Stalin jetonin në kushte çnjerëzore dhe trajtim mizor.

Burgu ishte tejmbushur përtej kapacitetit të tij prej 180 vendesh.

Në vitin 1973, numri i të burgosurave arriti në 292, ndërsa në vitin 1974 u rrit në 363, duke detyruar autoritetet të shkelin rregulloret për ndarjen e të dënuarave sipas llojit të krimit. Prej mbipopullimit të burgosurat nuk ishin të ndara në qeli sipas krimeve të kryera. Ku gratë e dënuara për krime ordinere rrinin bashkë me ato të dënuara për krime politike.

Për shkak të mungesës së hapësirës, dhoma e mjekimit dhe lavanderia ishin kthyer në dhoma fjetjeje, duke përkeqësuar kushtet higjieno-sanitare të burgut. Më shqetësuese ishte fakti se rreth 40 të dënuara flinin në dysheme, mbi çimento të ftohtë, dimër-verë.

Në burg nuk kishte unë të rrjedhshëm, mungesa dushesh dhe të produkteve sanitare. Madje kishte mungesa dhe sapunësh, pecetash, ndërresaash. Këto kushte rrisnin rrezikun e sëmundjeve.

Në këto kushte të vështira, gratë filluan të refuzonin punën dhe të fusnin fshehurazi ushqime dhe cigare, si formë proteste ndaj trajtimit çnjerëzor.

Më 9 korrik 1973, situata u përkeqësua kur njëra prej të dënuarave, Pranvera Ceri, u kap duke marrë një qese me ushqime dhe cigare, në kundërshtim me rregulloren e burgut. Ajo u ndëshkua me izolim dhe u lidh në korridorin e brendshëm.

Ky veprim i gardianeve nxiti reagimin e 17 grave, të udhëhequra nga Yllka Tare, të cilat, në një akt solidariteti dhe guximi, thyen derën e dhomës së izolimit dhe dolën në korridor për të mbrojtur Pranverën.

Ato përdorën metoda të improvizuara për të liruar shoqen dhe u përgatitën të kundërshtonin personelin e burgut, duke mbledhur dërrasa dhe tjegulla si armë të mundshme. I vunë zjarrin dërrasave ndarëse.

Madje, mbushën dhe paguret me urinë për t’ua hedhur në fytyrë personelit, si shenjë proteste dhe përçmimi.

Komanda e repartit, e zënë në befasi nga ky akt rebelimi, kërkoi ndihmë shtesë nga Dega e Punëve të Brendshme të Beratit. Pas një ndërhyrjeje me forcë, 11 të dënuara të tjera u lidhën dhe dënuan me izolim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme