Kronika 10 June 2025, 15:09 Nga VNA

I penduari Erion Alibej: Për vrasjen e Emiliano Ramazanit pagova 75 mijë euro, aq sa kërkoi Nuredin Dumani. Në ekzekutim morën pjesë Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase

Ndaje në Whatsapp
I penduari Erion Alibej: Për vrasjen e Emiliano Ramazanit pagova 75

Erion Alibej vazhdon të dëshmojë në Gjykatën e Krimeve të Rënda në procesin "Plumbi i Artë".

I penduari i drejtësisë, i njohur me nofkën "Krymi", rrëfeu edhe për vrasjen e Emiljano Ramazanit në vitin 2020, në Elbasan, tek rrethrrotullimi i Luleve.

“Në kohën kur vendosëm për Emiljano Ramazanin, për të cilin kishim informatorë, përveç Nuredinit, edhe Eljo Bitrin dhe Xhuljano Hoxhën. Donim ta vrisnim Emiljanon sepse ishte më aktiv në grupin e Çopjave, së bashku me Bujar Çelën, ky i fundit vëllai i Talo Çelës,” tha Alibej.

Ai deklaroi se vrasjen e Ramazanit e morën përsipër Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase. Pohoi gjithashtu se kishin tentuar edhe më parë ta vrisnin, por nuk ia kishin dalë.

“Ditën e ekzekutimit, Emiliano Ramazani ishte te palestra. Në vrasje morën pjesë Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase. Ai u qëllua me një pistoletë tip TT, ndërsa ende nuk e kishte fikur makinën,” shtoi Alibej.

“Pas ekzekutimit, vazhduan rrugën dhe në dalje të Elbasanit, e lanë armën në fshatin Brosh, me idenë që do ta kthenin dhe do ta fusnin në shtëpinë e Bujar Çelës. Henrik Hoxha gjithmonë merrte makina me qira për të kryer vrasje,” theksoi i penduari.

Ai sqaroi se Emiljano Ramazanin e njihte si mik të Mikael Qoses, i shpallur në kërkim si një nga autorët e masakrës së Bradasheshit, ku u vranë vëllai dhe xhaxhai i Alibej, si dhe një shtetas turk.

“Unë kam qenë komunikuesi. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë me dijeninë e Nuredinit. Për vrasjen e Emiljanos kam qenë unë i interesuar. Nga ana ime, kam pasur informatorë Xhuljano Hoxhën dhe Nuredin Dumanin, si dhe Eljo Bitrin. Xhuljano Hoxha ka qenë në dijeni për vrasjen e Emiljanos dhe e kam paguar edhe për këtë rast. Për çdo vrasje paguheshin 100 mijë euro, por për vrasjen e Emiljanos kam paguar 75 mijë euro, sa më tha Nuredini. Të nesërmen pas ekzekutimit, kam dërguar Arsen Preçin te rrethrrotullimi i Tegut, ku e priti një vajzë në taksi, të cilës i dorëzoi paratë,” përfundoi Alibej.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme