Kronika 9 June 2025, 15:47 Nga VNA

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg Erion Veliajn

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg Erion Veliajn

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sot, më 9 qershor 2025, të miratojë masat e sigurimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe biznesmenin Elman Abule. Vendimi është shpallur nga gjyqtari Engert Pëllumbi, pas shqyrtimit të ankimeve të paraqitura nga të hetuarit.

Sipas vendimit, është lënë në fuqi masa e “arrestit në burg” për Erion Veliajn dhe ajo e “arrestit në shtëpi” për Elman Abulen, siç ishte përcaktuar më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë në datën 23 prill 2025. Palët kanë të drejtë të paraqesin rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga njoftimi i vendimit.

Veliaj po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash, bashkë me bashkëshorten dhe gjashtë biznesmenë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme