Kronika 9 June 2025, 14:14 Nga VNA

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun Elvis Roshi për shpërdorim detyre

Ndaje në Whatsapp
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun Elvis Roshi për

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ai u paraqit në mesditë pranë Prokurorisë së Posaçme dhe, pas daljes, avokati i tij sqaroi për mediat pozicionin ligjor të Roshit.

Roshi ishte kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe aktualisht ndodhet nën hetim edhe për korrupsion zgjedhor. Më herët, BKH-ja i sekuestroi celularin si dhe ushtroi kontrolle në disa ambiente, përfshirë edhe persona të lidhur me të.

Kushëriri i Roshit kandidoi për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nën siglën e Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme