Kronika 9 June 2025, 10:42 Nga VNA

Ekzekutimi i Edmond Papës, gjykata dënon me 55 vite burg dy miqtë e Aleksandër Sadikajt

Ndaje në Whatsapp
Ekzekutimi i Edmond Papës, gjykata dënon me 55 vite burg dy miqtë

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg dy të akuzuarit për vrasjen e Edmond Papës në dhjetor 2022 në Tiranë. Andrew Bode u cilësua fajtor për akuzën e vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim, dhe u dënua me 30 vite. Albano Velo, në cilësinë e bashkëpunëtorit, u dënua me 25 vite burg. Edmond Papa u vra në shenjë hakmarrjeje ndaj ekzekutimit me eksploziv të Aleksandër Sadikajt, i njohur si Sanco, në qershor të 2022. Bode dhe Velo janë miq të Aleksandër Sadikajt dhe kushëririt të tij, Adriatik Kalemi. Nga saga e përplasjes Sadikaj–Kalemi–Papa janë shënuar disa viktima.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme