Kronika 10 June 2025, 14:53 Nga VNA

“Flakë në det”, SPAK kërkon 15 vite burg për “baronin e heroinës”, Gëzim Çela

Ndaje në Whatsapp
“Flakë në det”, SPAK kërkon 15 vite burg për

SPAK ka shpallur pretencën për të pandehurit e operacionit “Flakë në det”. Për Gëzim Çelën, i konsideruar si “baroni i heroinës”, është kërkuar një dënim me 16 vite burg. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij reduktohet në 10 vite e 8 muaj burg.

Për ish-policin Arlind Ismailukaj është kërkuar dënimi me 15 vite burg, i cili, pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, ulet në 10 vite. Ndërsa për ish-skafistin nga Vlora, Arben Dalipaj, është kërkuar 14 vite burg, që lehtësohet në 9 vite e 4 muaj.

Të pandehurit akuzohen për:

“Trafikim narkotikësh”, kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal,

“Grup i strukturuar kriminal”

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose nga grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet ka rezultuar se droga nisej nga zona e Patokut drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe shkëmbimi kryhej në det të hapur, në mjete lundruese të tipit velierë. Dy shtetas të huaj, në momentin kur u pikasën nga policia, i vunë flakën mjetit lundrues dhe tentuan të arratiseshin me një varkë të vogël.

Të pandehurit dhe masat e dënimit të kërkuara:

Arlind Ismailukaj – 15 vite burg / me gjykim të shkurtuar: 10 vite

Gëzim Çela – 16 vite burg / 10 vite e 8 muaj

Nerim Çela – 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj

Armando Mema – 12 vite burg / 8 vite

Dritan Mataj – 12 vite burg / 8 vite

Arben Dalipaj – 14 vite burg / 9 vite e 4 muaj

Besnik Brokeri – 12 vite burg / 8 vite

Dritan Deda (alias Alket Alis) – 12 vite burg / 8 vite

Selami Lushka – 12 vite burg / 8 vite

Kyrylo Ponomarenko – 13 vite burg / 8 vite e 4 muaj

Ksenofon Bodo – 12 vite burg / 8 vite

Armando Papa – 12 vite burg / 8 vite

Kostiantyn Biellon – 12 vite burg / 8 vite

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme