Kronika 9 June 2025, 15:52 Nga VNA

SPAK zgjat afatin e hetimeve për Ilir Metën. Avokati i tij e denoncon procesin si politik

Ndaje në Whatsapp
SPAK zgjat afatin e hetimeve për Ilir Metën. Avokati i tij e denoncon

SPAK ka vendosur të zgjasë hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta, i cili është marrë i pandehur për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Aktualisht, Meta ndodhet në paraburgim, vendim që ka ngjallur reagime të forta nga mbrojtja e tij.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi se ndalimi i ish-presidentit është i pajustifikueshëm dhe i motivuar politikisht. “Ju e dini shumë mirë pse mbahet. Sepse çështja është politike, dhe për këtë arsye mbahet në paraburgim,” tha Cakrani, duke akuzuar SPAK-un se po vepron si një “prokurori politike”.

Cakrani e cilësoi paraburgimin e Metës si një formë rrëmbimi dhe shprehu shqetësimin për standardet e drejtësisë në këtë rast. “Ne nuk jemi kundër hetimit. Presidenti është pro hetimit dhe do t’i nënshtrohet çdo procesi. Por pse mbahet në paraburgim? Kjo është ajo që duhet të kuptojnë qytetarët. Inkuizicioni që po bëhet ndaj ish-presidentit të republikës është i paprecedentë në Europë,” përfundoi ai.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme