Kronika 9 June 2025, 18:52 Nga VNA

IKMT nis prishjen e objekteve në Jalë në prag të sezonit turistik, pse nuk ndërhyri para 11 majit?

Ndaje në Whatsapp
IKMT nis prishjen e objekteve në Jalë në prag të sezonit

Në prag të sezonit turistik, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një operacion në jug të vendit. Inspektorët e IKMT-së në plazhin e Jalës janë duke prishur disa objekte.

Raportohet se inspektorët së bashku me policinë kanë hasur rezistencën e pronarëve të disa objekteve që janë në plan për t’u prishur.

IKMT ka paralajmëruar pronarët e objekteve se kanë afat deri ditën e nesërme për t’u zhvendosur. Banorët kanë kundërshtuar forcat e IKMT-së dhe policinë, duke shprehur rezistencë dhe se nuk do të largohen.

Prishja e objekteve ndoshta mund të jenë në përputhje të ligjit, por koha që ka zgjedhur të ndërhyj IKMT është në sezon turistik dhe lë një imazh të shëmtuar tek vizitorët që qeveria i numëron ditë për ditë. Megjithatë ndëryhrja mesa duket është e mirëmenduar, pasi duke qenë se kemi qenë në vit zgjedhor dhe duheshin vota për mandatin e katërt, u lanë objektet në aktivitetin e tyre. Sot që qeveria u konfirmua edhe për katër vite të tjera, fillon “lufta” për pastrimin e territorit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme