Kronika 10 June 2025, 12:09 Nga VNA

SPAK publikon listën me 13 kandidatë, nga Haki Çako tek Gledis Nano, kush synon për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Ndaje në Whatsapp
SPAK publikon listën me 13 kandidatë, nga Haki Çako tek Gledis

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë publike sot listën e emrave të kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Në garë hyn edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako. Ai është i dyti pas Gledis Nanos që nga numri një i Policisë do të marrë drejtimin e BKH-së.

Deri në përfundimin e afatit të përcaktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes, janë regjistruar 13 aplikime, të cilat janë renditur alfabetikisht si më poshtë:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Astrit Halilaj

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Haki Çako

Joni Keta

Maoricio Sheldija

Marinela Pilinçi

Miklovan Kanani

Nevrus Ndregjoni

Pas kësaj faze, aplikimet do t’i nënshtrohen verifikimit paraprak, gjatë të cilit Komisioni i Përzgjedhjes, i ngritur me Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 të Drejtuesit të SPAK dhe në bazë të Vendimit nr. 5, datë 22.05.2025, do të shqyrtojë dokumentacionin e dorëzuar nga secili kandidat për të verifikuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Vetëm kandidatët që kalojnë me sukses këtë fazë fillestare do të ftohen të marrin pjesë në etapat pasuese të përzgjedhjes, të cilat pritet të përfshijnë testime të mëtejshme profesionale dhe intervista.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme