Politika 14 June 2024, 10:46 Nga VNA

Gjyqi për Fredi Belerin/ Avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtares

Ndaje në Whatsapp
Gjyqi për Fredi Belerin/ Avokatët kërkojnë përjashtimin

Gjykata e Apelit të Posacëm po shqyrton cështjen penale ndaj Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës dhe të pandehurit tjeter Pandeli Kokaveshi.

Avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari kërkoi perjashtimin e relatores së cështjes Daniela Shirka me pretendimin për njëanshmëri duke pretenduar se nuk është caktuar me short elektronik, por i është caktuar manualisht.

Kërkesa do të shqyrtohet nga një anëtar tjetër i gjykatës, ndërkohë seanca është duke vijuar.

Beleri pretendon pafajësi, ndërsa GJKKO e ka dënuar me 2 vite burg, ndërsa Kokaveshi është vënë në shërbim prove.

Beleri është zgjedhur ndërkohe edhe deputet në Parlamentin Europian.

Në seancë ndodhet edhe ambasadorja greke në Tiranë dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Avokati i Pandeli Kokaveshit kërkoi nga gjykata e Apelit të Posacëm papërdorshmëri të të gjitha provave

Sipas mbrojtësit ligjor në disa raste janë të falsifikuar dhe në raste të tjera janë marrë në kundërshtim me ligjin.

Në përfundim te fjalës së tij ai kërkoi prishjen e vendimit të GJKKO për Kokaveshin të shpallej i pajafshëm.

Klodiana Gjyzari avokatja e Belerit tha se nuk i është dhënë koha e nevojshme për të bërë mbrojten.

"Nuk mund të lejoj që mbrojta e pandehurit të bëhet me avokat kryesisht. Ju e kishit vendosur për ta vijuar gjykimin, tha ajo.

Fredi Beleri pretendon për pafajësi dhe thotë se procesi është i montuar.

Fedi Beleri flet në gjykatën e Apelit të Posacëm. Beleri deklaroi se; unë emër të kryeministrit jam arrestuar dhe provat janë manipulua.

Unë ndërgjegjen e kam të qetë pasi nuk kam kryer asnjë vepër penale

"Dhe ju kur të shpallni vendimin ta keni të qetë ndërgjegjen tuaj', i tha ai trupës gjykuese. Avokatja e tij kerkoi pafajësi per Belerin.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme