Politika 14 June 2024, 10:39 Nga VNA

Vendoset fati i tyre politik/ Basha mbledh grupin

Ndaje në Whatsapp
Vendoset fati i tyre politik/ Basha mbledh grupin

Lulzimi Basha dhe grupimi i tij do të mblidhen sot për të vendosur fatin e tyre politik, pasi humbën vulën e Partisë Demokratike, dy ditë më parë nga Gjykata e Apelit.

Takimi pritet të nisë në orën 14:00, teksa vjen pas atyre të dy ditëve më parë me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, ku pas takimeve nuk pati një vendim përfundimtar.

Bëhet me dije se juristët në grupimin e tij, që janë marrë me çështjet ligjore dhe zgjedhore, e kanë këshilluar Lulzim Bashën, që të mos humbasë më kohë me betejën për rekurs në Gjykatën e Lartë, edhe pse nuk është rrëzuar ende përfundimisht si skenar.

Dy skenarët më të mundshëm, të konfirmuara nga burime pranë grupimit të Bashës, janë krijimi i një force të re politike ose koalicion me partitë jashtë koalicionit të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Egziston ende edhe skenari për të qenë si fraksion në Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, por ky duket skenari më pak i realizueshëm, pasi pjesa më e madhe e demokratëve nuk i pranojnë më Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme