Politika 13 June 2024, 10:31 Nga VNA

"Unë po shkoj tek Dum Dumani", Meta shkon në SPAK

Ndaje në Whatsapp
"Unë po shkoj tek Dum Dumani", Meta shkon në SPAK

Kryetari i PL Ilir Meta mbërrin në Prokurorinë e Posaçme ku do merret në pyetje në kuadër të hetimit që po kryhet për të dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.

Tek hyn në SPAK, Meta është prononcuar për mediat ku nuk ka ndalur sulmet ndaj kreut te SPAK, Dumani.

"Unë po shkoj tek Dum Dumani, i cili nuk ka guxim të përmendë emrin e Edi Ramës" tha Meta para gazetarëve

"A e njeh Dum Dumanin. Është ai që nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal, se është me Ramën. Ai nuk guxon që të përmendë emrin e Ramës, Dumdumani është ai që s’guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës, as për çështjen e Sali Berishës." tha Meta

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme