Politika 12 June 2024, 08:48 Nga VNA

Deputetët lënë Kuvendin për Kombëtaren

Ndaje në Whatsapp
Deputetët lënë Kuvendin për Kombëtaren

Ndeshja e parë e kombëtares shqiptare përballë Italisë në Euro2024 ka sjellë ndryshime në Kuvend.

Seanca që duhej të zhvillohej të enjten, do të zhvillohet ditën e sotme duke qenë se deputetët duan të shijojnë ndeshjen që luhet në Gjermani.

Ashtu si shumë tifozë dhe deputetët shqiptarë do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të parë ndeshjen e parë të Shqipërisë.

Disa prej ligjvënësve shqiptarë do të udhëtojnë me makina, pasi do të ndjekin Shqipërinë në tre ndeshjet në fazën e grupeve, përveç ndeshjes me Italinë, edhe ato me Spanjën dhe Kroacinë.

Kuvendi u ka bërë dhuratë ditë pushimi për të ndjekur ndeshjet e kombëtares me Spanjën dhe Kroacinë duke qenë se dhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në parlament

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme