Politika 11 June 2024, 17:31 Nga VNA

"Shqipëria meriton më shumë", Basha reagon pas vendimit të Apelit: Betejën nuk e bëjmë për karrige!

Ndaje në Whatsapp
"Shqipëria meriton më shumë", Basha reagon pas vendimit

Lulzim Bash ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Apelit që kaloi vulën e PD tek Sali Berisha. Në një prononcim për mediat para takimit me strukturat e PD, Basha tha se pavarësisht se Apeli i hoqi logon dhe vulën e PD, beteja do të vazhdojë. Në një prononcim para nisjes së takimi me strukturat, Basha u shpreh se beteja nuk bëhet për logo apo për karrige, por për idealet e demokratëve.

Ai tha se nuk komenton vendimin e gjykatës, por u shpreh se do të diskutohet për hapat e mëtejshëm, nëse do të çojnë apo jo në Gjykatën e Lartë.

Ndërsa i pyetur për mundësinë e krijimi të një force të re politike, Basha nuk dha një përgjigje direkte.

Basha: Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës.

Vendimet për hapat do ti diskutojmë tani me kolegët. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kem i marrë para demokratëve. Synimi është largimi i kësaj qeverie dhe hapja e perspektives….

Pyetje: Si ta marrim këtë si një forcë e re politike?

Basha:…të një Shqipëria që meriton shumë më shumë sesa ka sot.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme