Politika 10 June 2024, 20:11 Nga VNA

Nuk u takua me Albin Kurtin në Prishtinë, Rama: Vëllain e vogël e kam në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Nuk u takua me Albin Kurtin në Prishtinë, Rama: Vëllain e

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Prishtinë, ku mori pjesë në një konferencë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Kreu i qeverisë u takua me presidenten Vjosa Osmani, por jo me homologun e tij, Albin Kurti.

Gjatë konferencës me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kreu i qeverisë shqiptare u ngacmua nga gazetarët për faktin që kjo është hera e dytë që ai nuk u takua me Albin Kurtin.

A ke ndonjë porosi për vëllain e vogël? U pyet Edi Rama nga gazetarët. Mes batutave ai u përgjigje: “vëllain e vogël e kam në Tiranë është drejtori i klubit Partizani, është Olsi Rama”.

Pyetje: A keni ndonjë porosi për vëllain e vogël që është hera e dytë që nuk e takoni?

Rama: Vëllain e vogël e kam në Tiranë është drejtori i klubit Partizani, është Olsi Rama. Më bëtë pyetje me shpresën që do më fusnit në kurth, por jam mësuar me këto kurthe, por po rashë në kurth hidhem vetë nuk më fut dot njeri.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme