Politika 11 June 2024, 22:04 Nga VNA

Argita Malltezi: Berisha do të vijojë të drejtojë PD, Basha nuk ka vend aty

Ndaje në Whatsapp
Argita Malltezi: Berisha do të vijojë të drejtojë PD, Basha

'Ftesa për bashkimin e PD-së është ndaj çdo demokrati dhe demokrateje, por dera për Lulzim Bashën është e mbyllur'. Kështu u shpreh Argita Malltezi pas vendimit të Apelit që i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës.

Në një intervistë për mediat, Malltezi theksoi se Basha ka kontribuar në shkatërrimin e PD-së në vite.

“Mendoj që PD ka bërë gjithnjë ftesë për bashkim. Dyert janë të hapura për çdo demokrat. Basha nuk ka kontribut për këtë ditë, ka kontribut për kapjen e opozitës dhe shkatërrimin e saj në vite. Nuk duhen harruar gabimet se ndryshe përsëriten. Mendoj që i ka mbyllur vetes çdo derë”.

E pyetur se pas kësaj a duhet të largohet Berisha si kreu i PD-së dhe t’i hapë rrugë garës së saj në krye të PD, Malltezi u përgjigj: “Unë pjesë e PD kam qenë që në ‘90. Qëndrestarët nuk luftojnë për t’u larguar në momentin që fituan një betejë. Ne fituam një betejë, kemi beteja të tjera për të fituar deri sa të fitojmë luftën, që është rrëzimi i Ramës. Pas kësaj Berisha ka thënë referendum për kryeministër”.

Pa fshehur emocionet për rikthimin e vulës së PD, Malltezi tha se ky është një vendim i një drejtësie që reflekton normalitet, përkundër vendimeve të tjera, për të cilat ajo u qëndron deklaratave për gjyqësor të kapur.

“Është një vendim i thjeshtë, por rikthimi i normalitetit në prizmin juridik është shumë i rëndësishëm. Të gjithë njerëzit që vijnë te rruga dhe kjo atmosferë e tregon. Ne kemi detyrë si qytetarë të thjeshtë të denoncojmë çdo gjë që devijon nga rruga e ligjit dhe tregon kapjen e drejtësisë. Drejtësia mund të mos jetë e kapur, mund të jetë e gabuar, por kur gabimi është persistent ajo është drejtësi e kapur. Unë u qëndroj atyre që kam thënë, janë vendime të një drejtësie të kapur. Ky është vendimi i një drejtësie që reflekton normalitet. Ka edhe gjyqësor të pakapur nga Rama”.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme