Politika 11 June 2024, 20:53 Nga VNA

Kuvendi i Shqipërisë “lë punën” për Kombëtaren

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi i Shqipërisë “lë punën” për

Më shumë se tifozët shqiptarë, ata që do e shijojnë më shumë ndeshjen me Italinë në Euro 2024, duket se janë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Kjo pasi një pjesë e mirë e tyre do të udhëtojnë që të enjten drejt Gjermanisë dhe për këtë arsye Kuvendi ka menduar t’u bëjë atyre një dhuratë: seanca e parashikuar pikërisht për të enjten është shtyrë për të mërkurën (nesër), ndërkohë që ata që do të qëndrojnë më gjatë për të parë edhe përballjen e dytë me Kroacinë, kanë mësuar se edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare.

Mësohet se një pjesë e mirë e tyre do të udhëtojnë më makina për në Gjermani, për të pasur më shumë mundësi të lëvizin nga data 15 pas ndeshjes në Dortmund, deri në 19 qershor kur do të zhvillohet përballja me Kroacinë në Hamburg.

E për këtë arsye, duke qenë se rruga me makinë zgjat rreh 24 orë, me ndonjë ndalesë gjatë natës, Kuvendi e ka afruar seancën për të mërkurën, me qëllim që të shtunën, të gjithë deputetët që kanë blerë bileta të jenë në stadium.

Në këtë mënyrë këto 10 ditë turizëm në Gjermani mund të konsiderohen si një pushim i vogël për deputetët përpara se të rikthehen në fund të qershorit, të punojnë deri në fund të korrikut e më pas të marrin pushimet e verës deri në fillim të gushtit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme