Politika 13 June 2024, 17:20 Nga VNA

Pasi vula i kaloi Berishës, një tjetër deputete ikën nga grupi i Bashës

Ndaje në Whatsapp
Pasi vula i kaloi Berishës, një tjetër deputete ikën nga

Deputetja e PD në Qarkun e Fierit, Eralda Bano, është larguar nga grupimi i Lulzim Bashës.

Bano është deputetja e rradhës që merr këtë vendim pasi Gjykata e Apelit i la vulën e PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha pas një sage gjyqësore 3-vjeçare.

Në një postim në rrjetet sociale, Eralda Tase Bano bën të ditur se do të mbetet deputete e PD-së.

Vendimi i saj vjen në një kohë kur nga grupimi i Lulzim Bashës nuk ka asnjë vendimmarrje se çfarë do të ndodhë me ata që e mbështetën, pra nëse do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë, do të krijojnë një forcë të re politike, apo do ti bashkohen PD-së së drejtuar nga Sali Berisha. Ky i fundit në deklaratat publike ka bërë thirrje për bashkim, duke e cilësuar si një proces të domosdoshëm.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme