Politika 13 June 2024, 16:59 Nga VNA

“Unë kam firmosur në mirëbesim”, Meta për transaksionet financiare: Nuk e di se çfarë ka bërë Monika

Ndaje në Whatsapp
“Unë kam firmosur në mirëbesim”, Meta për

Çifti Meta-Kryemadhi mesa duket nuk i kanë punë mirë me drejtësinë, pasi dy ditët e fundit të dy janë paraqitur sërish në SPAK. Kjo vihet re dhe në deklaratën e fundit për mediat të kryetarit të PL, Meta i cili tha se ai nuk është marrë as me çështjet e pronave dhe as ato financiare, në familjen e tij, duke u shprehur se për gjithçka është marrë Monika Kryemadhi, bashkëshortja e tij.

“Më pyesin në SPAK a ke diskutuar me Monikën në shtëpi, se ne kështu flasim të gjithë, lidhur me lëvizjet e llogarive bankare apo pronat? Ia thashë që nuk jam marrë asnjëherë me çështjes pronash dhe llogarish, i kam firmosur çdo vit në mirëbesim edhe deklaratat e pasurisë, por nuk e di se çfarë ka bërë Monika, aty e kishin dje le ta pyesin” - tha Meta.

Kryetari i PL-së tha se është pyetur nga SPAK nëse mban mend për veprimet e kryera nga Monika Kryemadhi për tërheqjen e parave nga llogaritë e bankave, ndërsa Meta tha se nuk ka dijeni, pasi ata kanë pasur pronat e tyre, pallatin e tyre, ka bërë pagesat për fëmijët, por unë nuk jam marrë fare me këtë proces, pasi është marrë Monika Kryemadhi.

Kryetari i PL-së tha se ai është marrë dhe merret me politikë dhe është i gatshëm të ballafaqohet me këdo jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej oqeanit, pasi nuk kam bërë asgjë në kundërshtim me ligjin.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme