Politika 13 June 2024, 19:28 Nga VNA

Kuvendi dërgon me short emrat e kandidatëve për vakancat në KLP dhe KLGJ

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi dërgon me short emrat e kandidatëve për vakancat në

Mazhoranca dhe opozita në nënkomisionin e posaçëm nuk arritën të gjejnë konsensus për zgjedhjen e anëtarëve të rinj për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në mungesë të kompromisit u përdor mekanizmi i zhbllokimit që parashikon ligji dhe kandidatët u zgjodhen nëpërmjet shortit.

Shorti përcaktoi që për Këshillin e Lartë Gjyqësor u përzgjodhën dy kandidadurat, konkretisht Artan Reçi dhe Albens Tabaku.

Ndërsa për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zgjodhën kandidaturat Saimir Kola dhe Erind Mërkuri.

Emrat do të dërgohen në Kuvend dhe nëse nuk marrin shumicën prej 84 votash, do të rikthehen në nënkomision për ripërtëritjen e procedurës.

Kujtojmë se ky nënkomison përbëhet nga tre anëtarë nga radhët e Partisë Socialiste: Klotilda Bushka Ferhati, Damian Gjiknuri dhe Klevis Xhoxhi. Ndërkohë nga radhët e opozitës janë: Dhurata Çupi dhe Gazment Bardhi.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme