Politika 13 June 2024, 19:59 Nga VNA

“Mos rri si dele protesto”, profesionistët e lira protestojnë para Gjykatës Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp

Profesionet e lira kanë dalë sot në një protestë përpara Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat.

Me sloganin “Mos rri si dele protesto”, organizuesit kanë ftuar bizneset ofrues të shërbimeve profesionale të protestojnë paqësisht para Gjykatës Kushtetuese.

Siç shihet edhe në këto pamje në mënyrë simbolike, protestuesit kanë sjellë edhe disa dele.

Nga 1 janari 2024, kur ligji i ri nisi zbatimin me profesionet e lira, është paditur 4 herë në Kushtetuese. Seanca e parë për shqyrtimin e padive do të mbahet më 18 Qershor.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme