Politika 12 November 2024, 21:25 Nga VNA

Elon Musk reagon për emigrantët në Shqipëri: Gjyqtarët që pezulluan vendimin duhet të largohen

Ndaje në Whatsapp
Elon Musk reagon për emigrantët në Shqipëri: Gjyqtarët

Elon Musk ka bërë një deklaratë kundër gjyqtarëve të Gjykatës së Romës, të cilët pezulluan vendimin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në kampet e Shëngjinit dhe Gjadrit në Shqipëri.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA i referohet komentit që Musk ka bërë në një postim të një përdoruesi që raportonte lajmin me mbishkrimin: “Këta gjyqtarë duhet të largohen.”

Kjo deklaratë ka ngjallur debate të ashpra në Itali, duke përfshirë dhe reagimin e Matteo Salvinit, sekretarit të Partisë Lega, i cili e mbështeti qëndrimin e Musk.

“Musk ka të drejtë, unë kam ndaluar zbarkimet dhe tani rrezikoj gjashtë vite burg. E parë nga jashtë, e gjitha kjo duket edhe më e pabesueshme,” tha Salvini, duke iu referuar përpjekjeve të tij për të ndaluar zbarkimet e migrantëve.

Nga ana tjetër, opozita italiane ka kërkuar nga kryeministrja Giorgia Meloni që të dënojë deklaratat e Musk dhe të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit dhe Kushtetutën italiane.

Kryetari i Senatit, Ignazio La Russa, u shpreh mbi temën e kthimit të migrantëve nga Shqipëria në Itali, duke e cilësuar si “një çështje shumë të ndërlikuar” që kërkon zgjidhje nga Gjykata Evropiane.

Një gjykatë në Romë u kërkoi të hënën gjykatësve të BE-se që të shqyrtojnë mbajtjen në Shqipëri të emigrantëve që kapen në det ndërsa rasti u referua te Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian.

Ky hap pengon zbatimin e vendimit të qeverisë italiane për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes trajtimit në kampet e ngritura në Shqipëri.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme