Politika 8 October 2024, 16:44 Nga VNA

Elisa Spiropali përdor zyrat e Kuvendit për qëllime partiake, lajmëron një takim të fushatës së PS nga zyra e shtypit të Kuvendit

Ndaje në Whatsapp

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka kthyer zyrat e këtij institucioni në një zgjatim të Partisë Socialiste. Kjo nuk është diçka e re për funksionarët e kësaj partie, por sot Spiropali ka shkelur çdo normë të etikës profesionale.

Zyra e shtypit e Kuvendit ka shpërndarë një njoftim për mediat, ku i fton ato të ndjekin një takim të kryetares së Kuvendit me fermerë të qarkut të Tiranës.

“Në datën 8 tetor, ora 12:00, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, do të mbajë një fjalë në takimin me fermerët e qarkut Tiranë, mbi Skemën Kombëtare të Investimeve në Ferma, në Pallatin e Kongreseve, salla Albanologjia. Ju ftojmë të ndiqni dhe të pasqyroni këtë takim”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ky takim, që Spiropali zhvillon në cilësinë e drejtueses politike të fushatës së PS në Tiranë, së bashku me dy drejtuesit e tjerë politik të këtij qarku, Erion Veliajn dhe Ogerta Manastirliu, duhej të njoftohej nga zyra e shtypit e PS ose nga grupi i punës së fushatës.

Zyra e medias së Kuvendit duhet të jetë më e kujdesshme dhe të shpërndajë vetëm njoftime për aktivitete që lidhen me veprimtarinë parlamentare, dhe jo për takime partiake të kryetares së Parlamentit.

 

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme