Politika 8 October 2024, 10:22 Nga VNA

Erdogan viziton Tiranën/ Takime dhe inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë

Ndaje në Whatsapp
Erdogan viziton Tiranën/ Takime dhe inaugurimi i Xhamisë së

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pritet të mbërrijë të enjten në Tiranë, ku do të zhvillojë takim me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, si dhe me Kryeministrin Edi Rama. Pas takimit me Kryeministrin, dy liderët pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë vizitëa do të inaugurohet  Xhamia e Namazgjasë, një nga xhamitë më të mëdha në rajon, e cila është ndërtuar me mbështetjen e qeverisë turke. Kjo vizitë përforcon marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Turqisë, si në aspektin ekonomik ashtu edhe atë kulturor.

Pas vizitës në Shqipëri, Erdogan do të udhëtojë drejt Beogradit më 11 tetor, ku do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve rajonale dhe bashkëpunimit.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme