Politika 8 October 2024, 08:53 Nga VNA

"Nuk shkojmë si cjapi tek kasapi", Këlliçi: Nuk futemi në procese zgjedhore të manipuluara

Ndaje në Whatsapp
"Nuk shkojmë si cjapi tek kasapi", Këlliçi: Nuk

Belind Këlliçi tha se ekziston mundësia që opozita të mos futet në zgjedhjet e vitit 2025. Në emisionin Opinion Këlliçi u shpreh se nëse nuk mundësohen zgjedhje të lira dhe një qeveri teknike, opozita nuk do të pranojë të vazhdojë me pjesëmarrjen në procese zgjedhore të manipuluara.

Këlliçi deklaroi se  “Ne në votime nuk shkojmë më për të shkuar si cjapi tek kasapi. Një proces të montuar elektoral nuk marrim më pjesë.”

Opozita kërkon qeveri teknike si garanci.

Blendi Fevziu: Po më thua që ju nuk do të merrni pjesë në zgjedhje?

Belind Këlliçi: Do të bëjmë çdo gjë për të mundësuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Kjo nuk do të thotë vetëm protesta, por reagim shumë herë më të fortë nga se keni parë deri më sot në parlamentin e Shqipërisë, në atë Evropian për t’i ndërgjegjësuar që në Shqipëri drejton vendin kreu i kartelit të drogës që quhet Edi Rama.

Ne nuk do të presim 4 muaj. Në këto 7 muaj ne do të bëjmë gjithçka në Tiranë dhe jo vetëm, për të mundësuar qeverinë teknike. Ne nuk mundet të pranojmë më votime në Shqipëri. Të vendosur më shumë se kurrë për të mos shkuar në një proces zgjedhor që mund të garantojë mandatet e opozitës, por jo ndryshimin që kërkojnë qytetarët shqiptarë. Sali Berisha është në krye të PD-së dhe “po” është “po” dhe “jo” është “jo”.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme