Politika 8 October 2024, 14:02 Nga VNA

Berisha pas protestës: Mosbindje civile në të gjithë Shqipërinë me ngujime, greva dhe bllokim rrugësh

Ndaje në Whatsapp
Berisha pas protestës: Mosbindje civile në të gjithë
 
Një ditë pas protestës të mbajtur në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp tha se e mbrëmshja ishte vetëm akti i parë i mosbindjes civile dhe se aksioni do vijojë në gjithë Shqipërinë.

Ai ka paralajmëruar se masat e radhës mund të jenë grevat, ngujimet apo bllokimet e përhershme të rrugëve.

"Mbrëmë ishte aksioni i parë por mosbindja ka shume forma. Kemi ngujime, greva, bllokime permanente rrugësh. Kemi 77 mënyra për mosbindje civile që do të asfiksojnë e paralizojnë, shkërrmoqin narkoshtetin. Nëse mendon se mosbindja nisi në Tiranë e do të kufizohet aty, mendohu mirë. Së shpejti në mosbindje do kesh Shkodrën, Vlorën, mbarë Shqipërinë sepse nuk ke lënë qytet pa masakruar me vjedhjet”, tha Berisha.

Kreu i PD u shpreh se mosbindja civile nuk do të kufizohet vetëm në Tiranë. Dhe se mosbindja civile do të nisë në Shkodër, Vlorë, e në mbarë vendin.

Sali Berisha: Nëse Rama mendon se mosbindja nisi në Tiranë e do të kufizohet aty, mendohu mirë. Së shpejti në mosbindje do kesh Shkodrën, Vlorën, mbarë Shqipërinë sepse nuk ke lënë qytet pa masakruar me vjedhjet. Vreri që ke derdhur mbi shqiptarët do plaset mbi ty. Zoti do bekojë guximtarët, që drodhën narko-shtetin. Mediat ndërkombëtare i bënë jehohë rezistencës së opozitës në Shqipëri, sepse ne kemi shumë miq kudo në botë. Nuk ka gjë më të mirë se një popull që reagon për votën e lirë. Mediat ndërkombëtare kishin vetëm admirim për protestuesit. Do kemi përballje me narko-shtetin, do kemi qeverinë teknike, që të kemi votën e lirë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme