Politika 8 October 2024, 11:51 Nga VNA

Përplasje në Komisionin Hetimor për “Sterilizimin”. Largohen deputetët e PS

Ndaje në Whatsapp
Përplasje në Komisionin Hetimor për “Sterilizimin”.

Debate të ashpra kanë shpërthyer sot në Komisionin Hetimor për “Sterilizimin”, ku kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, është përplasur verbalisht me nënkryetarin e komisionit, Plarent Ndreca. Shkak për tensionet u bë përdorimi i një gjuhe të ashpër nga Ndreca, ndaj të cilës reagoi kryetarja Vokshi, duke i kërkuar të mos përdorte “fjalor rruge” gjatë seancës.

Gjatë debateve, Vokshi nuk e la Ndrecën të fliste, ndërsa deputetët e PD krijuan një kakofoni, duke goditur tavolinat për të ndërprerë fjalën e tij.

Përplasja verbale:

• Ndreca: “Nëse doni të bëni rrugaçin…”

• Vokshi: “Kujdes me fjalët! Kush je ti që flet me fjalor rruge këtu?”

• Ndreca: “Kupton shqip apo jo?”

• Vokshi: “E di më mirë se ty. Mos provoko! Ke kaq ditë që po provokon.”

Pas këtij momenti tensioni, Ndreca vendosi të mbyllë mbledhjen, ndërsa deputetët e mazhorancës u larguan nga salla. Deputetja e PD, Ina Zhupa, reagoi ashpër ndaj këtij vendimi, duke e quajtur Ndrecën “frikacak”.

“Frikacak! Kishe bërë ndërmend të bëje mbledhje pa opozitën. Tu prish skenari,” u shpreh Zhupa.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme