Politika 8 October 2024, 12:15 Nga VNA

Albana Vokshi shuan zjarrin e “Mosbindjes Civile”

Ndaje në Whatsapp
Albana Vokshi shuan zjarrin e “Mosbindjes Civile”

‌Deputetja e PD-së ka drejtuar sot Komisionin Hetimor Parlamentar, një ditë pasi opozita organizoi protestën e madhe dhe paralajmëroi zgjatjen e procesit të mosbindjes civile.

Pavarësisht paralajmërimeve për mosbindje civile, protestës së djeshme dhe përplasjeve në parlament të enjten e shkuar, Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi është mbledhur sot dhe ka vijuar agjendën normalisht. Mes debateve dhe batutave pa shije dhe të përsëritura mes Albana Vokshit dhe Plarent Ndrecës, Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi duket se i ka hedhur një kovë me ujë të ftohtë zjarrit të mosbindjes civile.

Edhe pse nuk ka arritur në asnjë përfundim apo rezultat konkret, komisioni i drejtuar nga Albana Vokshi ka shënuar sot një arritje të vetme: atë të rikthimit të jetës normale të PD-së në parlament. Pak e çuditshme kjo, po të mendosh se deri mbrëmë vonë drejtuesit e opozitës paralajmëruan se mosbindja civile do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme