Politika 8 October 2024, 15:50 Nga VNA

Morën donacione jashtë rregullave, KQZ propozon gjoba për kryebashkiaken e Durrësit, Fierit, Shkodrës dhe 11 të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Morën donacione jashtë rregullave, KQZ propozon gjoba për

Ndonëse zgjedhjet e 14 Majit 2023 kanë përfunduar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti kandidatët. Sipas kreut të KQZ Ilirjan Celibashi disa kandidatë kanë marrë donacione jashtë rregullave dhe jo në rrugë bankare. Kështu, nga KQZ u gjobitën kreun e Bashkisë Belsh, Arif Tafani me 206 mijë lekë, kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi me 138 mijë lekë; kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sakon me 75 mijë lekë, kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari me 500 mijë lekë; Majlinda Bufin e Roskovecit me 243 mijë lekë, Mariglen Dishën e Librazhdit me 125 mijë lekë; Agron Malajn e Burrelit me 80 mijë lekë, Bukurosh Maçin e Peqinit me 70 mijë lekë, Albert Mlyshin e Mirditës me 300 mijë lekë, Bardh Spahian, kandidatin e PD në Shkodër me 445 mijë lekë. Po kështu gjoba dhe për Bujar Hoxhën, kandidat i PD në Urën Vajgurore 156 mijë lekë, për Igli Carën, 368 mijë lekë; për Lefter Maliqin 170 mijë lekë, për Luçiano Boçin 72 mijë lekë, për Pjerin Ndreun 720 mijë lekë. Po kështu KQZ gjobiti për shkelje të Kodit Zgjedhor subjektet politike, PS me 300 mijë lekë dhe PD me 200 mijë lekë. Celibashi tha se paratë e marra duhet t’ia kthejnë KQZ.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme