Politika 27 June 2024, 13:53 Nga VNA

Deputeti “opozitar” që merr guximin të flasë për tarifat e kompanive celulare

Ndaje në Whatsapp
Deputeti “opozitar” që merr guximin të flasë për

Vodafone Albania do të rrisë çmimin e paketave celulare me parapagesë dhe me kontratë duke filluar nga data 1 korrik, tre paketat kryesore do të rriten me 100 lekë për secilën. Ndryshime të ngjashme do të pësojnë edhe çmimet mujore të paketave me kontratë. Vodafon dhe One kanë rritur gjithashtu çmimin e kartave SIM.

Shqetësimin për rritjen e çmimit vit pas viti e ka ngritur në parlament, deputeti Erjon Braçe i cili i drejtohet AKEP "Ketu në parlament me dy celulare në xhep e kemi kollaj të flasim, po një pensionist nuk i perballon dot tarifat e kompanive. Po tarifat që janë më të shtrenjta se një vit më parë" Përpos problematikës së rritjes së çmimeve vit pas viti, të cilat po bëhen të papërballueshme, Braçe ngriti dhe shqetësimin e mbulimit dhe shërbimit. Kjo, për shkak të mungesës së konkurencës dhe kontrollit të vakët të autoriteteve shtetërore. "Po shërbimi me sinjal që nuk permbush kërkesën. Sa zona ka në Shqipëri ku nuk ka sinjal se nuk ka njerëz me shumicë. Se nuk i leverdis kompanive mbulimi me sinjal në këto zona." tha Braçe

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme