Politika 26 June 2024, 13:42 Nga VNA

Miratohet rritja e pagave në administratë, hyn në fuqi në 1 korrik

Ndaje në Whatsapp
Miratohet rritja e pagave në administratë, hyn në fuqi në 1

Këshilli i Ministrave miratoi vendimet për rritjen e pagave në sektorin publik.

Ministri Mete informoi se avancohet në fazën e dytë të politikës së rritjes së pagave, e cila ka nisur në vitin 2023, fazë nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore.

Ministri theksoi faktin se me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë.

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se paga mesatare për mësuesit shkon në 950 euro.

Paga mesatare do të ketë rritje me 18 mijë lekë të reja apo me 3 paga në vit.

Paga mesatare e mësuesit në arsimin e mesëm, të lartë me vjetërsi mbi 15 vite punë nga 79 mijë 98 mijë 500 lekë.

Në ciklin fillor, paga mesatare me mbi 15 vite pune nga 72 mijë 400 lekë në 95 mijë e 200 lekë.

Paga mesatare e punonjësve socialë dhe psikologëve shkon në 910 euro.

Paga mesatare e punonjësve të sigurisë në shkolla shkon në 900 euro në muaj.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se do të ketë rritje pagash edhe për zjarrfikësit.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme