Politika 21 June 2024, 23:01 Nga VNA

Divorci i Metës dhe Kryemadhit, reagon avokati Gjokutaj: Lajm i trishtë, nuk mund të shndërrohet në biznes politik

Ndaje në Whatsapp
Divorci i Metës dhe Kryemadhit, reagon avokati Gjokutaj: Lajm i

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj, njofton se paraqiti në gjykatë kërkesën e klientit të tij, me objekt zgjidhjen e martesës me Monika Kryemadhin.

Përmes një statusi në facebook, Gjokutaj e konsideron lajmin e ndarjes së çiftit të trishtë dhe thotë se ky rast i përket vetëm familjes Meta dhe nuk mund të shndërrohet në biznes politik.

“Sot erdha ne dijeni te kerkeses se Zotit Ilir Meta ne Gjykate me objekt zgjidhjen e marteses se Tij me Zonjen Monika Kryemadhi! Ky lajm është i padëshiruar dhe i trishtë për këdo, por siç duket i pashmangshëm! Duke marrë shkas nga reagimi i mediave dhe më gjerë, jam i bindur se kjo ngjarje nuk mund të jetë dhe nuk mund të shndërrohet në biznes politik apo konsum denigrues për askënd! Kjo është një çështje midis Zotit Ilir, Zonjës Monika, fëmijëve të tyre dhe Zotit”, shkruan avokati Gjokutaj.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme