Politika 21 June 2024, 19:00 Nga VNA

SPAK po bën punë të shkëlqyer”, zyrtari i DASH pas takimit me Dumanin: E mbështesim, por nuk mund të jetë gjithçka në shtysën kundër korrupsionit

Ndaje në Whatsapp
SPAK po bën punë të shkëlqyer”, zyrtari i DASH pas

Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global në Departamentin amerikan të Shtetit, Richard Nephew, në një intervistë për Zërin e Amerikës, vlerësoi punën e SPAK-ut.

Ai u shpreh se SPAK po bën punë të shkëlqyer dhe se SHBA e mbështet, por shtoi se nuk mund të jetë gjithçka në shtysën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Pyetje: Drejtuesi i SPAK, një prej institucioneve më të besueshme në vend, publikisht ka deklaruar se vitin e fundit, institucionet publike e shtetërore, kanë bërë më pak denoncime për raste korruptive. A është shqetësuese kjo për ju?

Richard Nephew: Mendoj se SPAK po bën punë të shkëlqyer. Dhe sigurisht që i shohim të gjitha përpjekjet e mira që po bëhen dhe po bëjmë edhe ne përpjekjet më të mira për ta mbështetur SPAK dhe gjithçka që ai bën, por nuk mund të jetë gjithçka në shtysën kundër korrupsionit në Shqipëri.

Për të pasur sukses në luftën kundër korrupsionit, kërkohen përpjekjet e të gjithë shoqërisë dhe të gjithë qeverisjes. Prandaj mendoj se është me vend, që të gjenden mënyra të reja që të gjitha institucionet e ndryshme të qeverisë si dhe organizatat e shoqërisë civile të kontribuojnë për këto përpjekje për të ndarë ide dhe për të punuar bashkë teksa e bëjnë këtë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme