Politika 18 June 2024, 18:01 Nga VNA

Djali i Fredi Belerit do jetë kanditat për kryetar Bashkie në Himarë

Ndaje në Whatsapp
Djali i Fredi Belerit do jetë kanditat për kryetar Bashkie në

Djali i Fredi Belerit do të kandidojë për bashkinë e Himarës. Këtë e ka bërë të ditur sekretari i “Omonias”, Marin Suli, në një intervistë për mediat, ndërsa deklaroi se do të jetë i biri i tij ai që do të vijojë betejën e të atit.

“Një nga kandidatët më kryesorë mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit, por me një artificë ligjore… të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prapë zoti Rama, do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris”, tha Suli.

Kujtojmë se Beleri u zgjodh eurodeputet i partisë së kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis, ndërsa ndodhet ende në burgun e Fierit, i akuzuar për blerje votash.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme