Politika 15 June 2024, 12:28 Nga VNA

Noka sulmon ashpër Altin Dumanin: Është ushtar i Ramës! Nuk ka këllqe…

Ndaje në Whatsapp
Noka sulmon ashpër Altin Dumanin: Është ushtar i Ramës! Nuk

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilin e ka quajtur “ushtar” të kryeministrit Edi Rama, synimi i të cilit është asgjësimi i opozitës.

Në fjalën e tij nga Përmeti ku po zhvillohet një takim me simpatizantë të PD, Noka u shpreh se me vendimin e Apelit që njohu grupimin e Berishës si PD zyrtare, tashmë demokratët nuk janë më të shitur dhe kapur.

“Tashmë jemi të pashitur, të pakapur, të pagjunjëzuar. Ja dolëm në 3 vite të mbajmë PD dhe opozitën gjallë. Ia dolëm të kthejmë edhe flamurin që na ishte marrë peng.

Nuk mjafton vetëm opozita që të luftohet krimi i organizuar dhe të luftohet shpopullimi. Në vendin tonë vetëm opozita është në shërbim të qytetarëve. Ku është drejtësia e re? Ku është Altin Dumani? A ju dha shqiptarëve një përgjegjës për inceneratorët. A ju dha shqiptarëve ai dhe SPAK një përgjegjës për inceneratorët? Jo. Dumani nuk ka këllqe të luftojë korrupsionin sepse është peng i Ramës dhe regjimit. I është caktuar vetëm një detyrë, të bëhet krah Ramës për të asgjësuar opozitën”, tha ai.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme